Kodin Zgjedhor, VMRO-DPMNE e zvarrit punën e seancës plenare
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk arriti ta miratojë rendin e ditës së seancës së 53-të pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së në opozitë, një nga një, kërkojnë ndryshime në radhitjen renditditës pasi shumica në pushtet e votoi nevojën për sjelljen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën pasi nuk pati kuorum për punën dhe vazhdimin e caktoi për nesër në orën 11.

Qeveria sot propozoi ndryshime të Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar me të cilat kërkohet KSHZ të zgjidhet me 61 deputetë, në vend se me shumicë prej dy të tretash dhe fshirjen e paragrafit me të cilin parashihet Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ta shqyrtojë propozim-ligjin. Ndryshimet janë propozuar me flamur evropian. Pushteti, siç u potencua, dëshiron që të tejkalohet bllokimi i procesit për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së nga VMRO-DPMNE-ja në opozitë.

Deputetët e opozitës fillimisht kërkuan pika e 12-të e renditditës, gjegjësisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hiqen prej renditditës, gjë që nuk u pranuar prej shumicës parlamentare, ndërsa më pas filluan me kërkesat e tjera për ndryshime duke e stërzgjatur në këtë mënyrë fillimin e debatit në seancë.

Deputeti, Trajko Veljanovski propozoi që ndryshimet Kodit zgjedhor të hiqen prej renditditës, duke thënë se asnjëherë Kodi Zgjedhor nuk është sjellë pa opozitën. Para deputetëve ai gjithashtu propozoi, siç tha, një prej gjashtë sallave për komisione në Kuvend të jetë me flamur evropian dhe të emërohet Artan Grubi dhe gjithmonë atje të sillen ligjet me flamur evropian sipas dëshirës së Qeverisë.

Dafina Stojanovska, nga ana tjetër, kërkoi që ndryshimet Kodit Zgjedhor të jenë pika e 1 e renditditës, pasi, siç tha, Qeveria është duke shpejtuar për t'i sjellë.

Paraprakisht, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota "pro" e përcaktoi nevojën e sjelljes me procedurë të shkurtuar të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor.

Kryetari i Dhomës Ligjdhënëse, Talat Xhaferi, në bazë të nenit 17, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të RM-së, e angazhoi Komisionin për Çështje Evropiane, siç tha, si trup punues amë dhe Komisionin Ligjdhënës - Juridik, të debatojnë për ligjin. Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi tani për tani nuk tregon se kur do ta caktojë seancën.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev apeloi që të tërhiqen ndryshimet e propozuara, Xhaferi tha se nuk ka pengesa procedurale që shumica parlamentare të prononcohet për ligjin e propozuar.

Siç sqaroi Danev, edhe paraprakisht ka kërkuar pushim prej një orësh pasi që kanë qenë të bindur se propozim-ligji do të tërhiqet pasi sillet pa konsultime dhe mbështetje prej opozitës.

"Kjo është ditë e pikëlluar për demokracinë në Republikën e Maqedonisë dhe ditë e keqe për demokracinë dhe interesat e qytetarëve. Ajo që i takonte VMRO-DPMNE-së këto katër muaj është plotësuar, morëm pjesë në të gjitha ligjet reformuese, u kritikuam edhe prej anëtarëve tanë se po votojmë ligje prej dy të tretash por në vend të parë ishte interesi i partisë", tha Danev duke apeluar që të mbizotërojë mençuria dhe sjellja shtetërore për interesin shtetëror dhe qytetar në Maqedoni.

Xhaferi duke sqaruar se nuk ka pengesë procedurale për prononcimin për ligjin, theksoi se partitë politike kanë ndërmarrë obligim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në pjesën e KSHZ-së, por edhe se nuk do ta bllokojnë zgjedhjen e KSHZ-së pasi që është instaluar instrumenti i shumicës prej dy të tretash që të jetë edhe garantues se kjo është zgjidhur në mënyrë konsensuale.

"Prej cilave arsye nuk është e njohur, deri më tani partitë politike taktizojnë rreth zgjedhjes së KSHZ-së dhe me atë vihet në pikëpyetje e drejta e qytetarëve për t'u prononcuar për atë që është paralajmëruar dhe kërkuar prej të gjitha partive politike se lidhur me marrëveshjen do të ketë edhe referendum. Të drejtuar para kësaj, Kuvendi nuk mund të jetë skllav i sjelljes së partive politike lidhur me obligimet dhe kompetencat që i ka", tha Xhaferi.

Shpjegoi se Qeveria është një nga institucionet kompetente për propozim të ligjeve, dhe potencoi se në këtë kontekst në mënyrë procedurale nuk ka kurrfarë pengese që të dilet para Kuvendit me propozim-ligj pa marrë parasysh se si do të interpretohet dhe se cila do të jetë përmbajtja e ligjit.

"Në këtë kontekst nuk ka kurrfarë pengese që Kuvendi të prononcohet për propozimin e Qeverisë si organ kompetent dhe i autorizuar për propozim të materialeve adekuate para Kuvendit. Këtu nuk do të duhet të kontestojmë rreth procedurës. Politikisht - po, të gjithë duhet të mendojmë, ndërsa fillimisht opozita e cila e kundërshton gjithë këtë", tha Xhaferi.

Ai theksoi edhe se nuk ka pengesë që partitë politike të vazhdojnë me dialogun dhe se të gjejnë konsensus, ndërsa sipas Rregullores, në fazë të debatit ligji mund të tërhiqet.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor është propozuar si pika e 12-të e renditditës së seancës së 53-të./MIA/
Shtuar më 17/07/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori