Kodheli e Ivanov pro rritjes së bashkëpunimit
Ministrja shqiptare e Mbrotjes Mimi Kodheli, gjatë vizitës së saj në Shkup është pritur në një takim nga Presidenti i Maqedonisë George Ivanov. Dy bashkëbiseduesit u ndalën tek bashkëpunimi gjithëpërfshirës mes dy vendeve në planin bilateral dhe multilateral, veçanërisht në sferën e mbrojtjes.

Presidenti Ivanov i përshëndeti angazhimet e përbashkëta të deritanishme në proceset integruese, veçanërisht në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe shfaqi pritje për mbështetje aktive nga Republika e Shqipërisë në lidhje të anëtarësimit në NATO.

Ndërkaq, Ivanov përshëndeti edhe përpjekjet për përparimin e mëtutjeshëm dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e mbrojtjes, përmes realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori