Koço Danaj "tremb" mediat serbe
Duket se deklaratat nacionaliste të Koço Danajt pak ditë më parë kanë 'trembur" gazetat në Serbi.

E përditshmja "Kurir" ka shkruar sot se nëse zbatohen ato që thotë Danaj, ka rrezik që Maqedonia të copëtohet dhe Shqipëria të hyjë në luftë me Serbinë për Kosovën dhe për Luginën e Preshevës.

"Danaj, që është krijuesi i "Shqipërisë Natyrale" (Shqipërisë së Madhe) ka paralajmëruar vdekjen e Maqedonisë, rradhën pas saj të Serbisë dhe vënien në zbatim të Shqipërisë së Madhe që rajoni të gjejë paqe", thuhet në "Kurir".

Gazeta beogradase i ka vlerësuar si me mjaft rrezik deklaratat e Danajt, duke thënë se ata paraqesin rrezik real për destabilitet të Ballkanit. /albeu.com/






Shtuar më 15/07/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori