E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Koço Danaj: Pas luftës së Kumanovës fshihet projekti fashist i Gruevskit
Analisti politik dhe njohësi i çështjeve të rajonit, Koço Danaj shprehet se pas luftës së Kumanovës fshihet projekti fashist i Gruevskit dhe se ka ardhur ora për bashkimin kombëtar.

Sipas Danajt, në portretin e Gruevskit qëndron lideri nazist i Adolf Hitlerit.

Ai ka kërkuar më shumë angazhim nga politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin që të ndalojnë, sipas tij, skenarin ogurzi fashit të Nikola Gruvskit.

Intervista e Koço Danajt për gazeta Sot

Cili është komenti juaj për ngjarjet e fundit në Maqedoni, ka nisur lufta apo është në prag?

Unë e kam paralajmëruar disa ditë më parë këtë trazirë, dhe që mesa duket do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Çështja është se sot (dje), meqë është 9 Maj, 70-vjetori i fitores mbi fashizmin, pra fitores mbi diktatorin Hitler, është moment që Bashkimi Europian, qeveritë demokratike në rajon, qeveria shqiptare në Tiranë, në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni, ta kuptojnë përfundimisht se, nëse sot festohet 70-vjetori i fitores mbi fashizmin, sot në Maqedoni fashizmi lulëzon në formën më të pastër, më të pafshehur, i portretizuar në fytyrën e Nikolla Gruevskit dhe të qeverisë së tij.

Pra, sot ne duhet të gjithë ta stigmatizojmë pa patur frikë se mund ta teprojmë se në Maqedoni ekziston një qeveri, jo pro-fashiste, por fashiste. Kush përkrah këtë qeveri është bashkëpunëtor i fashizmit dhe anti-shqiptar, kush nuk e përkrah është anti-fashist dhe shqiptar. Këtu nuk përjashtohet asnjë politikan shqiptar në Tiranë, në Preshevë, në Ulqin, në Shkup, në Prishtinë...

Kush mendoni se qëndron pas ngjarjeve të rënda në Maqedoni?

Qëndron vetëm Nikolla Gruevski dhe grupi i tij fashist, i cili kërkon që të rrijë me çdo kusht në pushtet me shqiptarë dhe duke masakruar shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë të gjitha të drejtat të përdorin të gjitha llojet e mjeteve për të rrëzuar pushtetin fashistë të Nikolla Gruevskit.

Nëse në Bruksel ka njerëz, politikanë që nuk janë dakord me këtë, atëherë ne duhet t’ia themi se ata janë bashkëpunëtorë të fashizmit dhe janë mjerisht bashkëpunëtorë të fashizmit sot në ditën e 70-vjetorin të fitores mbi diktaturën naziste.

Si e parashikoni ju situatën në vazhdim, mund të ketë përshkallëzim të situatës?

Situatën në vazhdim e parashikojë që Gruevski, me të gjitha mjetet do të rrëzohet, pavarësisht me çfarë forme ose mjeti.

Fundi i tij mjerisht do të jetë një fund i përgjakshëm, siç filloi sot, siç ka filluar me Radushën dhe me të gjitha rastet e tjera, kur ai është shprehur kundër shqiptarëve. Uroj që nga radhët e shqiptarëve të dalin politikanë që do të marrin në dorë fatin e të drejtave të shqiptarëve. Politikanët aktualë shqiptarë, janë vetëm bashkëpunëtorë të pushtetit të qeverisë fashiste të Gruevskit.

Cila është zgjidhja për shqiptarët në Maqedoni?

Ka vetëm një zgjidhje, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër: Vetëm bashkimin e Shqipërisë. Kjo është mënyra e vetme që t’i shpëtojë shqiptarët nga shovinizmi dhe fashizmi maqedonas.

Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevin (kryetari i LSDM, partisë në opozitë) dallohen për brutalitet, por nuk dallohen për thelbin e tyre që përballë shqiptarëve të dy janë po aq shovinistë, po aq fashistë, po aq armiq, dhe të njëjtë në qëndrimet dhe taktikat që përdorin ndaj shqiptarëve.

Çfarë komenti keni për reagimet e politikanëve në Shqipëri dhe në Maqedoni?

Mund që në vijim të kemi edhe reagime të tjera. Gjithsesi, deri më tani, kur flitet në mënyrë jozyrtare për vrasjen e 5 shqiptarëve, reagimi i politikës shqiptare në Shkup dhe Tiranë është shumë i dobët.

Ata nuk mund të presin që të vriten edhe disa shqiptarë të tjerë, sa Gruevski me makinën e tij ushtarake, të bëjë masakrën e plotë dhe pastaj të bëjë një deklaratë dhe të lajë veten para opinionit publik shqiptarë. Nuk është as më shumë dhe as më pak, vetëm një qëndrim pro-Gruevskit.

Kam dëgjuar disa thirrje për qetësim të situatës. Por nuk mund të bëhen thirrje për të qetësuar fashizmin.

Nuk është dëgjuar në Luftën e Dytë Botërore të përdoren thirrje për të qetësuar fashizmin. Si u bëka sot, në 70-vjetorin e rrëzimit të nazizmit thirrje për qetësi dhe kujdes. Kush janë këta politikanë? Këta ose janë zero në politik, ose janë bashkëpunëtorë të fashizmit të Gruevskit.

Ambasada e Bashkimit Europian dhe të SHBA në Maqedoni kanë reaguar duke u bërë thirrje shqiptarëve të qetësohen dhe të presin konfirmimin sa i përket bilancit të viktimave dhe të plagosurve. Çfarë komenti keni për këto reagime?

Është një situatë kur nuk mund të bëhen thirrje për qetësi. Para se të flasin ndërkombëtarët, duhet të flasin shqiptarët. Dhe sot shqiptarët kanë vetëm një rrugë; të ndahen përfundimisht nga krijesa artificiale dhe totalisht fashiste e quajtur Maqedoni.

Nuk ka rrugë tjetër. Ndërkombëtarët do të miratojnë çdo zgjidhje që do t’i japin vetes shqiptarët. Shqiptarët, jo politikanët shqiptarë, bashkëpunëtorë të Gruevskit, të cilët përbetohen mjerisht se do të jenë përkrahës deri në vdekje të fashizmit Nikolla Gruevskit. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2015, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori