Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Koço Danaj: Marrëveshja e Ohrit "ka vdekur"
Pëlqej
Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj e ka cilësuar dokumentin e Marrëveshjes së Ohrit si një dokument që për shqiptarët "ka vdekur".

Ai ka renditur edhe disa arsye se përse dookumenti nuk ka vlerë për shqiptarët.

"E para: Në marrëveshje thuhej se atje ku shqiptarët janë mbi 20 përqind e popullsisë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Shkoni pyesni sot shqiptarët dhe do tju thonë se kjo pikë e Marrëveshjes është akoma e refuzuar. E dyta: Në marëveshje thuhej se shqiptarët si shtetformues në FYROM do të kishin të drejtën e Flamurit kombëtar njësoj si maqedonët. Por….Ligji I miratuar në vitin 2004 për përdorimin e Flamurit Kombëtar shqiptar, u anullua në vitin 2008. Sot Flamuri Kombëtar shqiptar në Maqedoni përdoret por në mënyrë ilegale. E treta: Në marrëveshjen e Ohrit u tha se shqiptarët si element shtetformues do të kishin të tyren një nga festat kryesore të vëndit. Por sot shqiptarët nuk kanë asnjë festë shqiptare nga 6 festa që ka maqedonia. Ata trajtohen njësoj si sërbet, turqit në Maqedoni", thotë Danaj.

Sipas tij, kaq mjafton për të kuptuar se Marrëveshja e Ohrit nuk është plotësuar për shqiptarët e Maqedonisë./albeu.com/



Shtuar më 14/08/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori