Koço Danaj: Greqia aplikon politika të Megaliideas kundrejt Shqipërisë
Pëlqej
Kryetari i Listës për Shqipërine Natyrale dhe politologu Koço Danaj është shprehur se Greqia po sillet me Shqipërinë, sikurse kjo e fundit të jetë ndonjë "aneks" i Agimit të Artë.

"Po, nuk është asgjë tjetër, vecse një reminishencë e Megaliidesë greke që herë pas here shfaqet në Greqi sa herë ajo ka probleme me fqinjët. Po ju sjell një shëmbull, qeveria greke, institucionet e drejtësisë greke kanë hapur një proces brënda vëndit kundër deputetëve dhe militantëve të Agimit të Artë. Dhe kjo është shumë pozitive. Por...e njëjta qeveri në marrdhëniet me fqinjët, pra edhe me Shqipërinë, sillet sikur të ishte aneks i Agimit të Artë. Ndërsa, lidhur me sovranitetin e Shqipërisë, Greqia është e paaftë dhe e ka të pamundur ta cënojë atë", ka thënë Danaj për "Sot".

Ai mendon se politika greke akoma aplikon Megali-idenë e Janis Koletisit të para 165 vjetëve dhe shton se kjo tregon se Greqia është inferiore kundrejt Shqipërisë, derisa përdor kode politike të para 150 viteve.

Koço Danaj vlerëson më tej se edhe ndërhyrja që ka bërë Greqia për të "aneksuar" Himarën nuk u arrit dot, pasi që dështoi politika që përdor Athina zyrtare./albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori