Aksident “zinxhir” në autostradën Durrës – Tiranë, 8 makina të përfshira, efektivë policie dhe ambulanca në vendngjarje (VIDEO)

Një aksident “zinxhir” ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës – Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigruara nga Albeu.com qarkullimi bëhet më vështirësi, ndërsa trafiku është bërë kilometrik.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit dhë në aksident janë përfshirë 8 makina, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Në vendngjarja shihen forca të shumta policia dhe ambulanca.

Nuk dihet nësa ka persona të lënduar  apo vetëm dëme materiale./albeu.com