Koalicioni "Rilindja me Besë" hap fushatën
Koalicioni "Rilindja me Besë" ka hapur fushatën me konventën e saj promovuese të deputetëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

"Sonte mua nuk më entuziazmon numri i madh që e ka mbushur këtë sallë sepse këtë sallë e kanë mbushur edhe parti të tjera, por më bën të ndjehem madhërishëm entuziazmi i rinor, vrulli rinor, guximi rinor dhe krenaria rinore që rrezaton në këtë sallë", ka deklaruar kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore të Rilindjes me BESË Bilall Kasami.

Kasami ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të shkojnë në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë dhe ti spjegojnë shqiptarëve vizionin e Besës.

Ndërkohë, bartësi i Listës në Zonën zgjedhore numër 1, Zeqirija Ibrahimi, parashtroi pyetje nëse në Shkup ka ndonjë sallë tjetër që do t’i kishte grumbulluar aktivistët e koalicionit me BESË.

“Ne nuk mund të luajmë me dëshmorët e UÇK-së, ajo është vlera jonë më e lartë e kombit dhe askush nuk mund të luaj me to”, tha Zeqirija Ibrahimi, duke shtuar se ata që abuzojnë me emrin e saj, duhet të përgjigjen për shumë pyetje.

Shtuar më 22/11/2016, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori