Koalicioni Aleanca-Besa, reagon Artin Spahiu : Politikanë ordinerë, lëpijnë aty ku pështyjnë
Artin Spahiu, pas shpalljes së koalicionit mes Aleancës dhe Besës, ka shpërthyer në akuza dhe kritika kundër liderve të partive duke i quajtur politikanë ordinerë.

Në shkrimin e tij ai shprehet se nuk është korrekte që dikujt që deri dje i thoshe se financohesh nga sllavo-maqedonasit, sot të dalësh e të përkrahësh atë krijesë.

Ja shkrimi i plotë i Artin Spahiut:

Dallimi mes politikanëve ordinerë dhe liderëve të mëdhenj është se , politikanët ordinerë nuk kanë përgjegjësi çfarë flasin, çfarë kualifikimesh bëjnë, çfarë vlerësimesh bëjmë, çfarë qëndrimesh mbajnë dhe pastaj janë në gjendje që gjithçka pis që e kanë bërë ta llepinë, vetëm për një interes të ngushta dhe miskin, ndërsa liderët e mëdhenj janë ata që kur flasin, veprojnë, konstatojnë, vlerësojnë , mbajnë përgjegjësi.

Nuk e kuptoj se pas konstatimit nga goja e vetë liderit se një parti është krijuar dhe financohet nga shërbimet sekrete sllavo-maqedone e pastaj të përkrahësh atë -krijesë të shërbimeve- a është serioze?

E kuptoj se është politikë, por këtu dallojnë liderët dhe politikanët ordiner alla-menduh.

Të pretendosh të bëhesh lider që të marrish përsipër fatet e kombit dhe për disa muaj të “llëpish” aty ku ke “pështy”!!!!!!

Kësaj i thonë : Nxënës i dobët i “menduh thaçi’s school” ! /albeu.com/




Shtuar më 18/10/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori