Kjo nuk pritej, reperi grek tërbon Greqinë me këngën për Alket Rizain (VIDEO)
Reperi i njohur grek si “Tus”, i ka shtangur të gjithë pasi ka publikuar një këngë dedikuar shqiptarit të famshëm në Greqi, Alket Rizai, i cili është arratisur 2 herë nga burgjet greke.

Kënga e publikuar nga Tus ka nxitur reagime të shumta tek grekët të cilët nuk kanë ngurruar t’a quajnë atë një “tradhtar”.

Alket Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.

Alket Rizai, për momentin ndodhet në burg, ku vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu. Kënga e publikuar në Youtube ka arritur tashmë në 20 mijë views.
Shtuar më 19/12/2018, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori