Kjo është lista e këshilltarëve e ASH-së për zgjedhjet lokale
Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë caktoi dhe miratoi listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Ndërsa u vendos gjithashtu që të mos dilet me kandidat për kryetar komune.

Bartës i listës së këshilltarëve është Osama Muadini, komunikolog i diplomuar në UEJL – Tetovë, që është anëtar i kryesisë qendrore. Pas tij janë zgjedhur Bekim Zymberi nga Çerkezi si dhe Arbana Islami, njofton INA.

Në mbledhjen e Kuvendit qendror u kërkua mobilizim më i madh i anëtarësisë dhe aktivistëve partiak për zgjedhjet e 15 tetorit, duke shpalosur projekte konkrete për jetën e qytetarëve. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori