Kjo bukuroshe do të jetë avokatja e re e Janevas
Avokatja Irena Danillova-Fërçkoska prej para disa ditëve është avokatja e re e prokurores Katica Janeva.

Janeva ishte e detyruar që të kërkoj avokat të ri, sepse Stevan Pavlleski vendosi të mbetet avokat i biznesmenit Cvetan Pandellevski, i cili është i akuzuar nga PSP-ja.

“Fokus” kontaktoi avokaten Fërçkoska, por ajo ka theksuar se nuk mund të prononcohet rreth rastit Reket, për shkak se fillimisht duhet t’i shqyrtoj dëshmitë.

Avokatja e re e Janevës nuk ka dashur të zbuloj nëse së shpejti do të kërkoj që të hiqet masa e paraburgimit për klientin e saj.
Shtuar më 06/09/2019, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori