Kisha ortodokse maqedonase publikon mesazhin për referendumin
Pëlqej
Kisha Ortodokse e Maqedonisë i fton qytetarët që të vendosin vetë se çfarë do të bëjnë me 30 shtator. Peshkopi i Kryepeshkopatës së Ohrit konsideron se qytetarët janë të pjekur politikisht dhe në referendumin e ardhshëm, të lirshëm dhe sipas bindjes së tyre do ta zhvillojnë të drejtën për votë, shkruan Nezavisen Vesnik.

“E shprehim bindjen tonë në pjekurinë politike të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët në referendum, të lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre do ta zhvillojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Vendimi i tillë, sipas njohësve të rrethanave të kishës është pritur, dhe ka mundur të supozohet nga deklaratat e zëdhënësit të kryepeshkopit, peshkopit Timotej.

“Maja e kishës niset nga ajo që mes besimtarëve dh qytetarëve me origjinë të ndryshme politike dhe se me qëndrimin e tyre “për” ose “kundër” referendumi do të shkaktonte reagime dhe revolt nga ana tjetër”, tha analisti politik Branko Gjorgjievski.
Shtuar më 14/09/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori