Kina, partner ekonomik i Ballkanit
Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Varshavë mori pjesë dhe u drejtua në forumin e biznesit Poloni - Evropa Qendrore - Kina, organizator i së cilës ishte kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa në të cilin krahas kryeministrit të RP të Kinës Wen Ziabao ishin të pranishëm më shumë kryeministra dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane qendrore dhe lindore.

Siç njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë, në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski theksoi se nisma për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me RP të Kinës është më shumë se e mirëseardhur për vendet e Evropës Qendrore dhe të Lindore.

"Ajo na përkujton se bashkëpunimi politik dhe ekonomik është me dobi të ndërsjellë për të gjithë palët, si në kohërat e prosperitetit, ashtu edhe në kohërat e sfidave. Momentalisht, rritja impresive ekonomike e Kinës nuk është vetëm fuqi lëvizëse në rritjen globale, por edhe shembull i ndriçuar për model të zhvilluar të bazuar në baza të fuqishme", tha Gruevski.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë vlera që i ndajnë Evropa dhe Kina, dhe këtu duhet të kërkohet baza e vendosjes së politikave, të cilat në statusin e saj do të kenë sigurim të mirëqenies së qytetarëve, si dhe thellim të marrëdhënieve të ndërsjella të bazuara në drejtësi dhe e drejta ndërkombëtare janë në interes të progresit botëror.

Ai u përqendrua në raportet e shkëlqyera ekonomike dhe politike mes Kinës dhe Maqedonisë, të cilat e kanë mbajtur dinamikën e fuqishme në vitet e fundit, me ç'rast është arritur progres i madh në fusha të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori