Mehmeti: Të marrë fund regjimi VMRO- BDI
Pëlqej
Publicisti Kim Mehmeti ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale të Maqedonisë.

Ai tha se sot më 2014-të, përpara shqiptarëve është një sfidë, është një regjim, dhe ai është regjimi i Gruevskit.

“Nuk e di cilët ka ndërmend Kryeministri i Maqedonisë kur thotë se nuk do të lejojë që ‘provokatorët e imët’ t’i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike, por duhet atij thënë qartë se shqiptarët e Maqedonisë nuk do lejojnë që ‘provokatorët e mëdhenj’, siç është regjimi i tij, t’i provokojnë e t’i përbuzin ata! Por, në një gjë pajtohem me të: tani nuk është 2001, por 2014 dhe të gjithë ne në Maqedoni, përfshi edhe shqiptarët, jemi më ndryshe dhe e dimë se nuk ka nevojë për luftë për t’i mposhtur ‘macet’ politike, të cilat të veshura me forcën e pushtetit e të mbrojtura nga policia vetëgënjehen se janë ‘luan’! Shqiptarët e Maqedonisë investuan të pamundurën: 24 vite pritje, nga të cilat 10 i harxhuan duke shpresuar se regjimit VMRO-BDI do e bëjë zgjidhjen e duhur: o gjithë shqiptarët në burg, o Maqedonia të jetë e tillë siç e duan edhe shqiptarët e këtushëm dhe të marrin fund provokimet e këtij regjimi!”, – thotë Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori