13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Kim Mehmeti: S'është vlerë civilizuese të bësh karrierë përmes krevatit
Kim Mehmeti
Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me audio-incizimin e publikuar ditë më parë, ku dëgjohet një bisedë intime mes Ermira Mehmetit dhe Musa Xhaferit.

Në një deklaratë për "Lajm", ai shprehet se, nuk mund të akuzohen si të prapambetur ata që kritikojnë amoralitetin politik, sepse në të kundërtën do të ndihmojnë në ngritjen e një modeli negativ, që nesër pasnesër mund të kopjohet edhe nga fëmijët e tyre.

"Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!", ka thënë Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori