Kim Mehmeti: Qelbësira nuk pastrohet me një qelbësirë tjetër
Kim Mehmeti
Publicisti i njohur, Kim Mehmeti ka deklaruar se formula më e mirë që Maqedonia të mbijetojë është që të bëhet shtet dyetnik.

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, thekson se një bashkim opozitar i shqiptarëve në Maqedoni sipas modelit të Kosovës nuk është i frytshëm.

Në një kohë kur kriza politike në Maqedoni është thelluar për shkak të mospajtimeve të spektrit politik të shtetit, por edhe brenda vetë dy komuniteteve më të mëdha në vend, maqedonëve dhe shqiptarëve, Mehmeti thotë që formula më e mirë që fqinji lindor i Kosovës të mbijetojë është që ai të bëhet shtet dyetnik, shkruan Lajmpress.

Lidhur me Mehmeti ka folur në një intervistë për KALLXO.com.

“Për mua personalisht është më mirë nëse Maqedonia bëhet shtet dyetnik, i cili ndërtohet në bazë të demokracisë konsensuale ku asgjë nuk mund të vendoset përmes majorizimit etnik, sepse këtu qëndron problemi i Maqedonisë. Maqedonia deri tash veç edhe një formulë nuk e ka provuar, e të cilën duhet ta provojë -demokracinë dyetnike konsensuale. E nëse as kjo nuk funksionin, atëherë Maqedonia nuk do të ekzistojë”, ka deklaruar Mehmeti.
Gjithashtu ai ka folur edhe për përçarjen dhe mosbashkëpunimin e partive shqiptare në Maqedoni duke renditur disa arsye.

“Nuk bashkëpunojnë sepse interesi nuk shkon përtej asaj se kush do t’i marrë tenderët. Pra nuk është ajo që flitet se është interesi i popullit. Shpeshherë këto partitë tona i ngjajnë asaj lopës, të cilën e ushqenin i tërë populli por në fund e mjelin vetëm kryesuesit e saj. E deri sa janë të tilla edhe interesi ka të bëje me atë se unë nuk bashkohem me askënd nëse mund që tërë fitimin ta marr për vete, pse atëherë të bëhet aleancë”, u shpreh Mehmeti në lidhje me partitë shqiptare në Maqedoni./Albeu.com/

Shtuar më 01/06/2016, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori