Kim Mehmeti: Në zgjedhje u përmbush politika "vdekje për shqiptarët" e VMRO-së
Publicisti Kim Mehmeti vijon të japë mendimin e tij lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Ai shprehet se u dëshmua edhe njëherë se partitë politike shqiptare punojnë për VMRO-në.

"Edhe në disa vendbanime të pastra shqiptare, më shumë vota mori kandidati i VMRO-së, i cila na mbuloi me kisha e përmendore! Ja kjo është arritja më e madhe e partive tona në procesin e 'demokratizimit' të shoqërisë së këtushme shqiptare", shkruan Mehmeti në statusin e tij.

Sipas tij, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale u përmbsuh parrulla që duan simpantizantët e VMRO, "vdekje shqiptarëve". /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2014, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori