Kim Mehmeti largohet si drejtor i "Top Channel" zyra Shkup
Kim Mehmeti
Drejtori i Televizioni kombëtar, Top Channel të zyrës së Shkupit Kim Mehmeti zyrtarisht është larguar nga kjo media.
Nga Top Channel bëjnë të ditur se tashmë do të ketë vetëm një gazetar dhe operator që do të mbulojë ngjarjet në këtë vend, shkruan Zhurnal.

"Po kështu, Top Channel, pas largimit të publicisitit të njohur dhe drejtorit të zyrës së Shkupit, ka mbyllur edhe këtë zyrë në Maqedoni. I njohur gjithashtu për praninë dhe peshën e rëndësishme në Maqedoni, Topi tashmë do të ketë vetëm një gazetar dhe operator që do të mbulojë ngjarjet në këtë vend.

Fuqia e televizionit shqiptar, deri dje me një ndikim të fortë, do të reduktohet kështu ndjeshëm edhe në Shkup, pikërisht kur aty është drejtuar vëmendja e gjithë BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për shkak të rrezikut të shtuar aty në prag të zgjedhjeve parlamentare." thuhet nga Televizioni kombëtar, Top Channel./Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori