Kim Mehmeti: Ja pse duhet të protestohet më 9 maj
Publicisti Kim Mehmeti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u ka dhënë përgjigje gjithë atyre që e pyesin se përse duhet të dilet në protesta më 9 maj.

Lexoni postimin e tij të plotë:

“Për ata që më pyesin pse duhet të dalin në këto protesta, për ata që nuk e kanë kuptuar se protestat nuk pasqyrojnë vetëm revoltën por edhe vetëdijen politike, për ata që më shumë rëndësi i kushtojnë formës se sa përmbajtjes sonë të dhembshme e të mjerueshme politike, në vend të përgjigjes, po ua përcjell foto -arnimin që e shoqëron këtë postim! Dhe nëse ato pamje nuk ju rikujtojnë asgjë, nëse ato nuk ju çojnë të ndjeni dhembje dhe nuk ju bëjnë të ndjeheni i përbuzur dhe i poshtëruar nga regjimi DPMNE-BDI, atëherë pa ju akuzuar për asgjë, po ua them se ju me të vërtet edhe s’keni pse dilni në këtë protestë!”./Albeu.com/
Shtuar më 27/04/2016, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori