Kim Mehmeti i përgjigjet Ilir Metës: "I din Meta, bizneset e veta"
Kim Mehmeti
Shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti ka komentuar reagimet nga Tirana dhe Prishtina lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, dhe veçanërisht reagimit të kryeparlamentarit shqiptar, Ilir Meta.

"Lexova diku për brengën e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë (dhe kryetar i LSI-së) pse BDI-ja dhe VMRO-ja nuk kanë arritur marrëveshje dhe pse e paskan lënë Maqedoninë pa qeveri!?

E kuptoj kujdesin e burrështetasve të Shqipërisë e të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë, si dhe brengën e tyre për shqiptarët që jetojmë jashtë kufijve të shtetit amë, por assesi ta marr vesh pse ata nuk e shohin se, sikur Shqipërisë e Kosova të mos kishin shenjë njohëse hajdutërinë dhe hashashin, ne shqiptarët e Maqedonisë nuk do kishim asnjë mosmarrëveshje me shtetin ku jetojmë!

Por ku ta dish, mbase ka gjëra që ne të vdekshmit e rëndomtë edhe nuk mund t'i kuptojmë, prandaj ndaj mërzisë së zyrtarëve të Prishtinës e Tiranës, lidhur me stabilitetin e Maqedonisë, duhet të sillemi sipas parimit: I din Meta bizneset e veta!", ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori