Kim Mehmeti: Edhe PDSH, edhe BDI i shërbyen VMRO-së
Publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka shkruar se në zgjedhje, edhe PDSH, edhe BDI i shërbyern VMRO-së.

Sipas tij, të dyja partitë shqiptare dolën me deklarata se janë të kënaqur nga rezultatet, për shkak se dolën "faqebardhë' përpara VMRO-DPMNE-së.

“ Kryesuesit e PDSH-së thanë se janë të kënaqur me daljen e shqiptarëve në rrethin e parë të presidencialeve,e ata të BDI-së shprehën kënaqësi nga përqindjen e atyre që nuk votuan! Dhe të dy partitë kanë të drejtë të jenë të kënaqura, ngaqë dolën faqebardhë përpara ‘punëdhënësit’ të tyre-VMRO-së: njëra duke ua pamundësuar shqiptarëve që të votonin për kandidatin opozitar e tjetra duke i grumbulluar votat e shqiptarëve për kandidatin e kësaj partie", shkruan Mehmeti në profilin e tij në Facebook.

Në fund, publicisti Mehmeti nënvizon se formula është e tillë, ku shqiptarët, qoftë duke dalë në zgjedhje, qoftë duke mos dalë në zgjedhje, etiketohen si "tradhëtarë". /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori