Kim Mehmeti: BDI pranoi se është bashkëautore e veprave kundër shqiptarëve
Publicisti nga Shkupi, Kim Mehmeti thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim sapo ka pranuar se ka bërë veprat kundër shqiptarëve.

Ai tha se me deklaratën e tij Ali Ahmeti e vulosi faktin se ka qenë bashkëautore e shumë veprave që kjo qeveri ka realizuar në kurriz të shqiptarëve.

“Duhet vlerësuar sinqeritetin e kryetarit të BDI-së i cili, sipas mediave, në një nga takimet e fundit parazgjedhor ka pranuar atë që është edhe e kuptueshme: se gjitha që ka bërë qeveria aktuale, janë meritë e përbashkët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së! Po pse atëherë hidhërohen kur ne themi se edhe projekti 'Shkupi2014' me Car Dushanin në të, edhe terri informativ, edhe aksioni policorë 'Mostra', edhe prita në Radushë, nuk kanë mund të bëhen pa pëlqimin e BDI-së!”, ka shkruar Mehmeti.

Ai akuzon BDI-në se është përgjegjëse për "Shkupi 2014", për ngritjen e statujës së Car Dushanit, për kryqet dhe përmendoret pompoze. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori