Kim Mehmeti: BDI po "zhduk"çdo shenje shqiptare ne Shkup
Pëlqej
Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar projektin "Shkupi 2014">2014", duke fajësuar edhe BDI-në për këtë projekt, sipas tij, antishqiptar.

"Regjimi i dyshes VMRO-BDI, vazhdon ta ‘pyllëzojë’ Shkupin e Maqedoninë me përmendore. Sikur kryeministri i Maqedonisë të ishte njeri mirënjohës, ai publikisht do e pranonte se për ta fituar betejën antishqiptare nëpërmjet përmendoreve, më e merituara është BDI-ja se sa partia e tij! Vetëm BDI-ja kishte legjitimitetin shqiptarë që ta pamundësonte realizimin e projektit ‘Shkupi 2014">2014’, projekt që e shfytyroi dhe ia fshiu Shkupit thuajse të gjitha shenjat shqiptare! Dhe në shenjë falënderimi për këtë, kryeministri i këtij vendi do duhej që - pranë shtatores së Car Dushanit - t’u ngrinte nga një përmendore edhe drejtuesve të BDI-së!”, shkruan Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori