Kim Mehmeti: BDI fiton se kërcënon njerëzit me vendet e punës
Publicisti i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti mendon se BDI ka ndërtuar një diktaturë partiake në Maqedoni.

Ai shkruan në profilin e vet në Facebook, se BDI merr më shumë vota, thjesht sepse i kërcënon njerëzit me vendet e punës.

Mehmeti tregon dhe mënyrën sesi e ka ndërtuar këtë diktaturë Bashkimi Demokratik për Integrim.

"Shpjegimi është i thjeshtë: Nëse i kërcënon me humbjen e vendeve të punës ata disa dhjetëra mijë shqiptarë të punësuar në administratën shtetërore, në ato komunale, në arsim... dhe i detyron ata të të sjellin edhe nga dy vota të familjarëve të tyre, i ke të garantuar së paku 10 deputetë! Ja kështu ndërtohet diktatura partiake, kështu BDI-ja e mbanë peng tërë një popull!", shkruan Kim Mehmeti. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori