Kim Mehmeti: BDI është fajtore për shumë projekte dhe dëme ndaj shqiptarëve
Kim Mehmeti ka kritikuar sërish BDI-në , se si parti nuk mund të vazahdojë të thotë se "është përfaqësuesja më e denjë dhe se është partia që përfaqëson luftën për liri të shqiptarëve".

Sipas tij, nuk duhet që BDI të shprehë vetëm anët pozitive, por të tregojë se kush i ka bërë veprat antishqiptare si "Shkupi2014" apo ngritjet e kryqeve, si dhe rrahjet e fundmit të shqiptarëve.

"Kryesuesit e BDI-së me të drejtë thonë se të gjitha arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë 10 viteve të fundit mbajnë shenjën e kësaj partie! Por shenjën e cilës partie mbajnë rrahjet e të rinjve shqiptarë nga huliganët maqedonas, rasti i Radushës, aksioni policorë “Monstra”, projekti “Shkupi 2014”, largimi e të rinjve shqiptarë nga vendi," ka shkruar Mehmeti.

Ai në fund përmbyll, duke thënë se BDI po legjitimiton të gjitha veprimet antishqiptare të partisë maqedonase në pushtet, VMRO. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2014, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori