Monika Kryemadhi ka një mesazh për ndjekësit e saj: Shiu ikën e dielli vjen (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shfaqur ndryshe ditën e sotme, teksa ka përcjell një mesazh për ndjekësit e saj në Instagram.

Duke folur nga banesa e saj, Kryemadhi është shprehur se “shiu ikën, dielli vjen” teksa u ka uruar të gjithëve që ta shoqërojnë këtë ditë pushimi me energji pozitive.

“Ju uroj të diel të mbarë për të gjithë ju që doni ta shijoni pranë familjeve tuaja me miq e shokë. Shiu ikën, dielli vjen. Shijojeni të dielën dhe energji pozitive”, thotë ajo në fjalën e saj.

Ndoshta mesazhi i saj mund të shihet edhe si “thumb” apo mesazh i koduar kundër qeverisë Rama./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)


Shtuar 6.02.2022 12:51