KiE: Situata në Maqedoni dramatike, integrimi në rrezik
Vëzhguesit e Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni. Sipas kryesuesit të këtij misioni, Stefan Shenah, Maqedonia është nën kërcënim për tu bërë shkak i ri për të shqetësuar Bashkimin Evropian. Sipas tij, situata në këtë vend është dramatike, gjë që rrezikon edhe rrugëtimin e këtij vendi drejt familjes europiane.

"Maqedonia me këtë situatë konfliktuoze mund të rrezikoj rrugën e saj drejt BE-së dhe të jetë pas Bosnjë – Hercegovinës. Situata është shumë e ndërlikuar, pas protestave të opozitës kundër qeverisë dhe konfliktit të ri ndëretnik me shqiptarët", us hpreh Shenah për agjencinë e lajmeve APA.

Shenah ka udhëhequr misionin vëzhgues të KiE në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, për të cilat opozita ka theksuar se ishin të manipuluara, gjë që u hodh poshtë nga vetë KiE. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2014, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori