KH: Presionet ndaj nxënësve shkelin të drejtën e tyre për protesta
Javën e shkuar janë dërguar shumë kërkesa për ndihmë juridike në Komitetin e Helinskit për shkak të shkeljes së të drejtave të të rinjve dhe mësuesve si pasojë e aktiviteteve të tyre në plenumin e nxënësve të shkollave të mesme dhe atij të mësimdhënësve.

Pretendimet për shkelje janë parashtruar nga prindërit, përfaqësues të plenumit të mësimdhënësve dhe sindikatës multietnike të arsimit.

Nga ky komitet deklarojnë se, janë të shqetësuar për presionetushtrohen mbi nxënësit që bojkotjnë mesimin dhe konsiderojnë se këta presione janë kundër kushtetuese, por edhe kundër të gjitha standardeve ndërkombëtare për mbrojtje të së drejtës për protestë të lirë dhe paqësore. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori