KH: Në Parlament kanë vepruar forcat speciale
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Komiteti i Helsinkit (KH) pohon se më 24 dhjetor në Parlament kur deputetët janë nxjerrë jashtë sallës parlamentare nuk ka vepruar sigurimi i shtëpisë ligjvënëse, por pjesëtarë të njësiteve speciale të policisë.


Sot, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i dëgjoi deklaratat e deputetëve të opozitës për ngjarjet në Parlament që ndodhën të hënën. Në Komitet sot fakte dhe deklarata kanë dhënë deputetët e tre partive opozitare LSDM-së, PRSD-së dhe PAE-s, informon Zhurnal.


"Qeveria e Maqedonisë dhe ministrja e Punëve të Brendshme do të duhet të përgjigjen pse në atë seancë parlamentare lejuan të marrin pjesë pjesëtarë të njësiteve speciale, të cilat nuk janë nga sigurimi i Parlamentit.
Do të duhet të përgjigjet në shumë pyetje, ndërsa dëshmitë që i morëm nga deputetët do të na mundësojnë të udhëheqim procedurë adekuate. Është bërë precedent me çka është shkelur rendi kushtetues i Maqedonisë. Unë edhe atëherë potencova por edhe sot potencoj se prej asaj dite demokracia në Maqedoni është e vdekur", ka deklaruar Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Pirovska thotë se kryetari i Parlamentit nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e Rregullores të cilat i ka pasur në disponim derisa bëhet fjalë për zënka ose pengim të fillimit të seancës nga opozita.

Nga KH-ja paralajmëruan se do ti përdorin të gjitha normat juridike dhe ligjore për ndodhitë në Parlament më 24 dhjetor, si për nxjerrjen e deputetëve ashtu edhe për pengimin e dhunshëm të gazetarëve në punën e tyre profesionale. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2012, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}