ZYRTARE/ Ramsey nënshkruan me klubin e Ligue 1

Aaron Ramsey do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1. Ylli uellsian, Ramsey është transferuar te skuadra e Nice.

Mesfushori ishte lojtar i lirë, pasi arriti marrëveshje për shkëputjen e kontratës me skuadrën e Juventus.

Ramsey tani do të laujë në Ligue 1, ku iu bashkua Nice, si transferim i lirë.

Mesfushori ishte në kërkim të minutave para Kupës së Botës dhe te skuadra e re pritet t’i ketë ato.

Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nice./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 22:39