Këto janë ndryshimet kushtetuese që i hapin të ardhmen Maqedonisë
Pëlqej
Maqedonia ka miratuar projektligjin mbi ndryshimin e emrit. Pas kalimit në qeveri, projektligji është dorëzuar në Kuvend për miratim, që do i hapte rrugë një epoke të re. E ndërsa referendumi mbi marrëveshjen me Greqinë nuk kaloi kufirin mbi 50%, tashmë cështja mbetet që të zgjidhet nga parlamenti.

Por ashtu si në referendum edhe në Kuvend parashikohet që të jetë shumë e vështirë që të arrihet shumica e 2/3 për të miratuar projektligjin. Shumica ka 72 deputetë nga 120, ndërsa duhet të sigurojë 2/3 për të kaluar marrëveshjen, që do të thoshte integrim në NATO dhe hapjen e rrugës për në BE.

Propozimi për ndryshimet Kushtetuese

Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore
Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

Ndryshime në preambulën e Kushtetutës
Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë
Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë
Nën nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.
Shtuar më 09/10/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori