Këto janë kandidatët e partive shqiptare në Tetovë
Disa nga partitë shqiptare që garojnë në Shkup kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre dhe kanë filluar përgatitjet për fushatat elektorale.

PDSH do të garojë me Bardhyl Dautin, i cili sot dha dorëheqjen nga detyra si deputet në parlamentin e Maqedonisë.

”Aleanca për shqiptarët” mbrëmë ka zyrtarizuar Adnan Nezirin, ish-kryetar i degës së kësaj partie për Tetovë.

Lëvizja Besa do të garojë me Bilall Kasamin, aktualisht kryetar i partisë. Kasami duhet të zyrtarizohet nga organet e partisë por edhe vetë ai tha se nuk ju ik sfidave.

BDI-ja sipas gjitha gjasave do të garojë me Teuta Arifin, kryetare aktuale e komunës dhe nënkryetare e partisë. Edhe BDI pritet të zyrtarizojë kandidaturën e Arifit.

Ende nuk dihen kandidatët e RDK-së, Uniteti-t dhe PPD-së. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë këto të shkojnë me një kandidat të përbashkët.



Shtuar më 07/09/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori