Këto janë dy rrugët e Maqedonisë pas referendumit
Mbështetje nga opozita për ndryshimet kushtetuese apo shpallje e zgjedhjeve të parakohshme, janë dy opsionet që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev pas referendumit të djeshëm ku qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO.

"Maqedonia evropiane mori më shumë vota 'pro' nga cili do votues në zgjedhjet në Maqedoninë e pavarur. Populli ka bërë zgjedhje shumë të rëndësishme", tha Zaev.

Vendimin që e sollën sot, nuk ishte i lehtë, por duhej të sillej, tha Zaev dhe u falënderoi qytetarëve të cilët dolën të votojnë pro dhe kundër.

I falënderoi edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët ndërmorën përgjegjësi për atdheun e tyre dhe votuan sipas vullnetit të tyre. Apeloi deri tek opozita dhe deri tek partitë politike të bashkohen rreth interesit shtetëror dhe t'i lënë anash interesat e ngushta partiake. Përsëriti se alternativa tjetër është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme.

"E di unë, e din opozita, ndërsa e dinë edhe të gjithë qytetarët, marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Anëtarësimi në NATO dhe në BE nuk ka alternativë dhe nuk mund të ketë. Të mos luajmë me ardhmërinë tonë dhe me Maqedoninë tonë", tha kryeministri Zoran Zaev.

Qytetarëtcilët votuan kundër dhe qytetarëtcilët abstenuan nga votimi sot e dhanë mesazhin më të fuqishëm. "Kjo është Maqedonia, këtu jetojnë maqedonas, identiteti ynë është maqedonas, gjuha jonë është maqedonase, paraardhësit tanë kanë qenë maqedonas dhe të tillë do të jenë edhe gjeneratat tona", porositi lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se referendumi është thellë jo i suksesshëm dhe se politika e Zoran Zaevit dhe Qeveria e tij dështuan. "Numri i atyre që abstenuan dhe votuan kundër është më i madh në mënyrë drastike nga ata që e mbështetën Marrëveshjen. Populli tregoi këmbëngulje, demokraci dhe ndërgjegje patriotike", tha Mickoski.

I pyetur nëse do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se Zaev nuk duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por se më mirë për të do të ishte të përgatitet për pension politik.


Shtuar më 01/10/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori