Këtë vit ka më pak vetëvrasje në Maqedoni
Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni tregojnë se gjatë nëntë muajve të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve është ulur, ndërsa sivjet janë shënuar 89 raste.

Në ndryshim nga vitet e kaluar, numri i qytetarëve të cilët kanë kryer vetëvrasje, nga janari deri në muajin shtator të këtij viti, ka shënuar ulje. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se, gjatë nëntë muajve të kaluar, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Maqedonisë është 89 raste. Krahas kësaj, në periudhën e njëjtë vitin e kaluar janë shënuar 109 vrasje, që sipas MPB, ka reduktim me 15 për qind.

Opinionin vendas vazhdon të tronditet nga rastet për tentative vetëvrasjeje, siç ishte rasti i fundit një vajzë 16 vjeçare nga fshati Xhepçisht i Tetovës, e cila pas intervenimit të pjesëtarëve të policisë, fatmirësisht u pengua që ta realizoj synim e saj.

Ndërkaq forma më e përhapur e që zgjidhet për t'i dhënë fund jetës është litari, ku 58 raste të qytetarëve kanë përfunduar në këtë mënyrë, me armë janë vetëvra shtatë persona, helmim me barna të ndryshme 10, hedhja nga lartësia 20 raste dhe pesë qytetarë kanë kryer vetëvrasjen duke u ngulfatur me ujë.
Shtuar më 08/11/2015, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori