U arrestua në Shëngjin, del fotoja e Ardian Sufajt, rrëmbeu një person për pazare droge

Është bërë publike fotoja e Ardian Sufajt, i cili ran ë pranga në Shëngjin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndëj 39-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti nga Italia, me akuzën për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

Ardian Sufaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali, gjatë periudhës tetor janar 2022-2023.

Megjithatë, gjatë transportit kokaina është vjedhur dhe Sufaj dhe persona të tjerë, nën kërcënimin e armës kanë marrë peng një shtetas, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

 


Shtuar 17.06.2023 12:39