Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Këta janë liderët që Zaev i ftoi në takim
Pëlqej
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ftoi në takim sot në orën 18 në Klubin e deputetëve liderët e partive politike, të cilat kanë më shumë se një deputet në Kuvend.

Pritet që në takim të bisedohet për tejkalimin e dallimeve me opozitën rreth përgatitjeve të referendumit për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet në vjeshtë.

"Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik, i cili imponon zgjerim të kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në format 1+1 (lideri i parisë plus një përfaqësues i partisë politike), janë të ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë", theksuan në kumtesën e Qeverisë.

Sipas asaj që u paralajmërua, janë ftuar liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, liderët e dy krahëve të Besës, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, i PDSH-së Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, liderja e OBM-së Liljana Popovska, lideri i PLD-së Goran Milevski, i PRSD-së Tito Petkovski dhe i PSM-së, Lubisav Ivanov-Xingo.




Shtuar më 18/07/2018, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori