Këto janë vendimet e VMRO-DPMNE, a u përjashtua kushëriri i Gruevskit?
Pëlqej
Në mbledhje ishte propozuar Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë VMRO me qëllim verifikimin e besueshmërisë së kryetarit Hriatijan Mickoski, por ky propozim është hedhur poshtë me votim unanim.

Komiteti Qendror ka vendosur për shkarkimin e nënkryetarit të partisë Mitko Jançev dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogatinov.

Nga komitetet lokale, Komiteti Qendror ka kërkuar që të largohen edhe ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Dimitrov, dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mihajllkov që është edhe kushëriri i Nikolla Gruevskit. Këtë të fundit partia e akuzon se ka bërë marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllanë e tij për të siguruar votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

Nga 8 deputetët që votuan për inicimin e ndryshimeve kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja kërkon kthimin e mandatit pasi që sipas veprimi i tyre bie në kundërshtim me përcaktimet partiake.

Injorimin që i bëri zyrtari amerikan Pallmer, VMRO-DPMNE-ja nuk e komentoi duke theksuar se ndaj njoftimit tij për të mos e takuar Mickoskin, i janë përgjigjur me një shkresë të cilën nuk e shpalosën për mediat
Shtuar më 23/10/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori