Këshilltarët e komunës Dibër betohen për punën e re
Janë verifikuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Komunës së Dibrës, mandatet e fituara në zgjedhjet lokale. Ndërkohë që këshilltarët e rinj kanë bërë betimin dhe kanë nëshkruar deklaratat për pranimin e punës së re.

“Jemi zgjedhur me votat e popullit dhe gjatë mandatit tonë katërvjeçar do të punojmë në interes të Dibrës dhe të dibranëve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare dhe partiake. Shpresoj se interesat partiake do t’i lëmë anash dhe se në plan të parë do t’i vëmë interesat e qytetarëve dhe se me vetëdëshirë dhe angazhim maksimal dhe bashkëpunim të të gjithë këshilltarëve dhe me kryetarin e komunës do t’i realizojmë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Zgjedhjen time si këshilltar dhe kryesues të Këshillit të komunës së Dbrës e konsideroj si obligim edhe jo si privilegj”, ka deklaruar kryesuesi i porsazgjedhur të Këshillit të Komunës, Bashkim Mashkulli. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori