Çudit spikeri i lajmeve, “shpërthen” live në studio (VIDEO)

Një spiker meksikan i lajmeve ka shpërthyer ndaj personave që janë kundër vaksinimit.

Ai i ka quajtur ata “të marrë” dhe u është lutur që të mbanin maska për fytyrën për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Sipas mediave të huaja, Leonardo Schëebel i Telediario Guadalajara shpërtheu gjatë një transmetimi në programin televiziv me bazë në Meksikë këtë javë.

“Të mallkuar antivaksistë, gallatë budallenjsh”, ka thënë Schëebel, duke shtuar, “Ndaloni me budallallëqet tuaja dhe të paktën vendosni një maskë të mallkuar në fytyrë!”./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 15:26