Këshilli i Sigurisë i propozon Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës
Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut do t’i propozojë qeverisë shpallje të gjendjeskrizës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit, presidenti Stevo Pendarovski, tha se ky vendim është marrë pas një diskutimi ku të përfshirë janë të gjithë pjesëmarrësit.

Ai theksoi se shpallja e gjendjeskrizës nuk ka të bëjë më orën policore apo kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se gjendja e COVID-19 është serioze. Pas diskutimit të gjerë, ku u përfshinë të gjithë pranishmit, Këshilli i Sigurisë vendosi t’i propozojë Qeverisë shpallje të gjendjeskrizës në të gjithë territorin e vendit për 30 ditët e ardhshme”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se pret që Qeveria sa më shpejtë të jetë e mundur ta pranojë këtë propozim dhe të shpallë gjendje krize në të gjithë vendin.

Shtuar më 19/11/2020, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori