Këshilli i Komunës së Tetovës e votoi buxhetin për vitin 2020
Tetovë, 26 dhjetor – Në seancën e fundit të 27-të për vitin 2019, Këshilli i KomunësTetovës e votoi buxhetin për vitin 2020. Janë paraparë të ardhura në vlerë prej 27 milionë e 914 mijë euro, ndërsa për shpenzime 30 milionë e 680 mijë euro.

“Mendoj se do të kemi vit të mirë punues. Planifikimi i buxhetit është bërë sipas standardeve të dhëna nga Ministria e Financave me mundësi që është dhënë për rritjen në 30 për qind, që vitin e kaluar e kemi pasur. Dhe kjo jep pak më shumë mundësi lidhur me planifikimin e shpenzimeve. Gjithashtu, të ardhurat e planifikuara jo çdoherë kemi arritur t’i realizojmë, por duhet të planifikohen si të tilla për atë që me planifikimin mund të ndërtohen edhe procese tjera për zhvillim”, deklaroi kryetarja e KomunësTetovës, Teuta Arifi.

Ajo theksoi se investimet e përgjithshme kapitale të cilat planifikohen me buxhetin është zgjerimi i bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato” si dhe punë në katër rrugë të tjera.

seancën e Këshillit u sol vendim që të jepet në shfrytëzim edhe menaxhimi i kapellës së Ndërmarrjes publike komunale “Tetovë”.

Seancën gjatë përpilimit të rendit të ditës e braktisën pesë këshilltarë të VMRO-DPMNE-së. Ata nuk u pajtuan me propozimin për ndryshim dhe plotësim të statusit të komunës për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit.

Këshilltarët tjerë votuan ndryshim të statutit të komunësTetovës me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shtuar më 26/12/2019, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori