Këshilli i Evropës për vizitë në Maqedoni
Pëlqej
Nga sot e deri të mërkurën në Shkup do të qëndrojë një delegacion i Asamblesë Parlamentare i KëshillitEvropës për dialog postmonitoring me Maqedoninë.

Sipas paralajmërimit nga pres-shërbimi i APKE-së, deputetët Liz Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Giletçi nga Moldavia pritet të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, me anëtarë të Parlamentit, liderë të partive politike, me prokuroren speciale publike, Katica Janeva, gjykatës, përfaqësues të sektorit qytetar, mediave dhe përfaqësuesve diplomatik në vend.

Kristofersen dhe Giletçi në Parlament sot duhet të kenë takim me Betiane Kiev, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të KëshillitEvropës (APKE).

Bisedat do të përqendrohen kryesisht në zhvillimin e ngjarjeve pas Raportit të vizitës së fundit të përfaqësuesve të APKE në maj të vitit 2017 me fokus të pçosaçëm në gjyqësi, si dhe përparimin e përgjithshëm të vendit në drejtim të përmbushjes së detyrimeve drejt KëshillitEvropës.

Kristofersen dhe Giletçi do të mbajnë konferencë për media në ditën e fundit të vizitës në Shkup, gjegjësisht të mërkurën.


Shtuar më 18/06/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori