Këshilli Gjyqësor zgjedh nesër kryetarin e ri të Gjykatës së Apelit
Pëlqej
Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedh udhëheqësin e GjykatësApelit, në vend të kryetares së tanishme, Liljana Ivanovska-Shopova, e cila është para pensionimit.

Në konkurs janë paraqitur 11 kandidatë, nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Kavaradit.

Jozyrtarisht mësohet se një nga kryetaret e ardhshme të GjykatësApelit mund të jetë gjykatësja, Dobrila Kacarska, e cila gjykon disa lëndë të PSP-së.

Në seancën e nesërme anëtart e Këshilli Gjyqësor do ta rishikojnë edhe raportin për sistemin AKMIS, të cilin e ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë për keqpërdorime gjatë shpërndarjes së lëndëve të PSP-së tek gjykatësit. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori