Covid s’njeh moshë! 16-vjeçare e infektuar me Covid shkon me urgjencë në spital

Covid 19 duket se nuk po prek vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë.

Orët e para të mëngjesit të sotëm, një vajzë në moshën 16-vjeçare ka shkuar me urgjencë në spitalin infektiv pas infektimit me Covid.

Sipas informacioneve, e reja nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Situata në spital vijon të jetë e rënduar, pas shtimit të numrit të të shtruarve dhe pas mungesës së informacionit nga të sëmurët për familjarët e tyre./ albeu.com


Shtuar 16.09.2021 12:41