Përfshihet nga flakët ullishtja në Tiranë

Një sipërfaqe e madhe ullishteje në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje janë nisur sherbimet e zjarrfikëses për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka probleme për njerëzit dhe banesat.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2020, rreth 14:35, në Sauk të Vjetër, tek Lapidari në kodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe ullishteje. Në vendngjarje janë nisur sherbimet e zjarrfikëses për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka probleme për njerëzit dhe banesat.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shtuar 8.05.2020 13:05