Kërkohet që ministri të mbajë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit
Pëlqej
Organizatat joqeveritare ia rikujtojnë Qeverisë së ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe dy drejtorë të tjerë duhet të japin përgjegjësi, gjegjësisht dorëheqje për rastin e arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, pavarësisht nëse hetimi tregon se s’ka përgjegjësi penale, njofton Portalb.mk.

“Në dy reagimet e kaluara i kemi identifikuar pikat potenciale të sistemit ku padyshim që mund të konstatohet përgjegjësi, edhe atë pa e pasur parasysh përfundimin zyrtar të hetimit, e cila duhet ta konstatojë përgjegjësinë eventuale edhe te institucionet tjera. Për atë vlerësojnë se është e patjetërsueshme që të ndërmerret përgjegjësi politike, të ketë dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim”, thonë ojq-të, duke shtuar se zvarritja e hetimit i ka ngritur dyshimet në opinion dhe plotësisht ka kontribuuar që të rritet perceptimi se kultura e pandëshkesuhmërisë po vazhdon.

Sipas tyre, përgjegjësia eventuale penale, e cila ende po konstatohet, nuk i liron të theksuarit nga përgjegjësia politike.

“Bartja e përgjegjësisë politike për rastin e arratisjes së Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioze që të luftojë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, e cila – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit, veçmas kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë. Pastaj, nuk duhet të harrojmë se mospërballja me këtë fenomen mund të jetë pengesë serioze për integrimet evropiane. Konkluzat për Çështje të Përgjithshme të BE-së qartë thonë se është e domosdoshme të ketë përforcim të sundimit të së drejtës dhe vendosjen e shtetit ligjor në të cilin ligjit do të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët”, kumtojnë organizatat.
Shtuar më 18/01/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori