Kërkohet që ish-kryetari që qëndrojë në qeli
Privatizimi dhe shitja e tokës te ish-restoranti “Imes” në Komunën e Karposhit është lëndë e hetimit për shkak të së cilit u arrestua ish-kryetari i KomunësKarposhit, Stevço Jakimovski, shkruan Irl.mk.

“Për të dhe për dy të punësuar në komunë kërkohet paraburgim, ndërsa për gjashtë investitorë janë ftuar në bisedë”, konfirmoi për IRL- Maqedoni prokurorja Villma Ruskoska.

Ky nuk është arrestimi i parë për Jakimovskin. Verën e kaluar në gusht ai u arrestua pas së cilit i janë përcaktuar masat për përkujdesje. Prokuroria atëherë ngriti kallëzim penal është kundër Jakimovski, për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Prokuroria Themelore Publike për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare, solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, për të cilët është ngritur propozim për përcaktim të masave të kujdesit.

Duke e keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridik “Alkonproekt” në vlerë prej 33.789.441 denarë dhe “S.M. Kompani” në vlerë prej 2.845.234 denarë, me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin e KomunësKarposhit gjithsej për 36.634.675 denarë ose rreth gjysëm milion euro.
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori