Kërkesat për azil, rrezikojnë liberalizimin e vizave
Deputeti i "Lidhjes 90 të gjelbërt" Memet Këllëç , në Bundestagun gjerman ka thënë se kërkimi i azilit për një jetë më të mirë në Gjermani nga disa njerëz të varfër në Maqedonni është avanturistik.

Ndonëse numri i azilkërkuesve është zvogëluar suspendimi i regjimit të lirë të vizave është ende aktual, sidomos pas letrës në Dublin të ministrave nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Britania e Madhe.

“Ndërprerjen e lëvizjes së lirë pa viza në Evropë për shkak të disa njerëzve të varfër nga Maqedonia të cilët kërkojnë jetë më të mirë në Gjermani, e konsideroj avanturistik. Alarmanin e ministrit Fridrih e shoh vetëm si temë e cila është aktuale për zgjedhjet e ardhshme. Por është shqetësuese fakti kur të marrim parasysh se MPB e Gjermanisë së bashku me Austrinë, Holandën dhe Britaninë e Madhe me letër dërguar deri te kryesuesja e Këshillit Europian kërkon diskutim të ri për ndërprerjen e njëanshme të nregjimit të lirë pa viza për Maqedoninë dhe Ballkanin”, ka deklaruar për DW, Memet Këllëç, deputet i "Lidhjes 90 të gjelbërt", në Bundestagun gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori