Shën Sofia u kthye në xhami, reagon Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë

Eshtë kritikuar shumë vendimi për kthimin në xhami të Kishës së Shën Sofisë.

Për këtë ka reaguar dhe Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Kryepeshkopi Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi vendimi i Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), është një veprim tragjik, që të kthen pas në aspekte të errëta të historisë.

“Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, shprehet ai.

Reagimi

“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.

Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”


Shtuar 12.07.2020 08:38